“Plagën e parë e mora para l*ftës – Duhej të dilnim në fshat sikur s'ka ndodh asgjë – diellin se kemi pa shumë”, Aksionet e para të Haradinajt - Gazeta Express
string(133) "plagen-e-pare-e-mora-para-lftes-duhej-te-dilnim-ne-fshat-sikur-ska-ndodh-asgje-diellin-se-kemi-pa-shume-aksionet-e-para-te-haradinajt"

Gazeta Express

05/08/2025 21:40

“Plagën e parë e mora para l*ftës – Duhej të dilnim në fshat sikur s’ka ndodh asgjë – diellin se kemi pa shumë”, Aksionet e para të Haradinajt

Gazeta Express

05/08/2025 21:40

Sonte në Pressing në studio te Leonard Kerquki për rrëfimin e tij mbi ngjarjet që në trup ia lanë 18 plagë, aksionet e para, vrasjen e vëllait, bashkëluftëtarëve e momente tjera përgjatë viteve të luftës është Bujar Haradinaj.

Haradinaj ka treguar se si bëheshin propagandë duke thënë se ata ishin ‘dora e zgjatur e Serbisë’.

”Na u munojshu me ju tregu krejt kohën që jem UCK, dhe për atë arsye ka ndodh edhe dalja në vrasjen e mësuesit Halil Geci. Për me tregu se na jem UCK e jo dora e zgjatur e Serbisë”, tha ai.

Tutje, ai tregoi se si është plagosur në vitin 1997, gjatë një shkëmbim zjarri që kanë pasur me forcat serbe tek kryqi i Dujakës.

Madje Haradinaj thotë se duke punuar aq shumë gjatë natës, ka ndodhur që nuk e kanë parë diellin me sy fare.

“Unë jam plagos edhe para lufte, jam plagos në vitin 97, aty te kryqi i Dujakës. I kemi sulmu forcat serbe, pasi na kanë gjuajt, edhe kemi marrë plagët e para. Tash u dashke me u kamuflu edhe të nesërmen me dal në fshat e me ju tregu që nuk ka ndodh kurgjo, e që nuk jem kon na ata që e kem bo telashe prom. Në pjesën më të madhe është dashtë, kaniher jemi bo, që nuk na bijke me pa diellin shumë, se vetëm natën tu punu, na patë hup edhe hija e insonit që është”, përfundoi Haradinaj.