Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media është deklaruar për protestën e 7 gushtit të thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër Gjykatës Speciale, si dhe për faktin se kjo e fundit, pra Specialja, ka pranuar dokumente që thuhet se janë marrë nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Ministria e Brendshme e Serbisë dhe struktura të tjera të këtij shteti.
Osmani ka thënë se diçka e tillë është shqetësuese dhe se, është dëshmuar historikisht që çdo provë që e prodhon shteti i Serbisë kundër popullit shqiptar dhe kundër UÇK-së, janë prova të falsifikuara të cilat kanë vetëm një synim pra që ta rishkruajnë historinë
Presidentja ka vlerësuar edhe se duhet që institucione, qytetarë e si komb t’i ‘‘bashkojmë forcat në mbrojtjen e luftës së drejtë dhe çlirimtare të Kosovës’’.
‘‘Mendoj që është jashtëzakonisht shqetësuese që cilado gjykatë e krijuar nga Kosova e cila e ka detyrim ligjor dhe kushtetues të funksionoj sipas sistemit juridik që të pranoj prova të cilat i prodhon shteti i Serbisë. Është dëshmuar historikisht që çdo provë që e prodhon shteti i Serbisë në veçanti kundër popullit shqiptar dhe kundër ushtrisë tonë çlirimtare, janë prova të falsifikuara të cilat kanë vetëm një synim pra që ta rishkruajnë historinë. Nuk ka asnjë përpjekje që do të mund ta njollosë luftën e drejtë dhe çlirimtare të UÇK-së dhe popullit të Kosovës. Është fakt i keq për gjithë rajonin që akoma mbetjet e Millosheviçit e udhëheqin Serbinë. Duhet të gjithë ne, si institucione, si qytetarë, si popull si komb, t’i bashkojmë forcat në mbrojtjen e luftës së drejtë dhe çlirimtare të Kosovës’’, ka thënë ajo. /GazetaExpress
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...