Policia identifikon personin që shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, nisi vrullshëm automjetin - Gazeta Express
string(95) "policia-identifikon-personin-qe-shkaktoi-kundervajtje-ne-komunikacion-nisi-vrullshem-automjetin"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 16:21

Policia identifikon personin që shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, nisi vrullshëm automjetin

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 16:21

Policia në Prishtinë ka njoftuar se ka identifikuar shoferin që ditë më parë shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, duke nisur vrullshëm automjetin e tij.

Ai është gjobitur.

“Në lidhje me këtë policia ka shqiptuar gjobë ndaj kundërvajtësit sipas ligjit të komunikacionit rrugor.”

“Policia e Kosovës vlerëson lartë kontributin e qytetarëve në identifikimin e shkeljeve dhe inkurajon të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të shmangin çfarëdo sjellje të rrezikshme apo të paligjshme. Policia e Kosovës do të vazhdoj me aktivitetet e saj në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë së përgjithshme rrugore, si dhe mbetet e përkushtuar në ofrimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët, duke ndërmarrë masa të vazhdueshme kundër çdo shkeljeje të ligjit në trafik.”