Tregu i lirë i energjisë, DHTIK i drejtohet me ‘‘kërkesë urgjente’’ Osmanit: Të shqetësuar me mosreagimin e ZRRE’së - Gazeta Express
string(108) "tregu-i-lire-i-energjise-dhtik-i-drejtohet-me-kerkese-urgjente-osmanit-te-shqetesuar-me-mosreagimin-e-zrrese"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 16:02

Tregu i lirë i energjisë, DHTIK i drejtohet me ‘‘kërkesë urgjente’’ Osmanit: Të shqetësuar me mosreagimin e ZRRE’së

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 16:02

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, është shprehur e shqetësuar për shkak të mosreagimit të ZRRE-së pas vendimit të Gjykatës Komerciale lidhur me çështjen e tregut të lirë të energjisë.

Nga DHTIK është deklaruar se kompanitë që s’kanë nënshkruar kontratë, ende s’kanë informacion se nga kush po furnizohen me energji elektrike dhe se kujt duhet t’i përgjigjen në fund të muajit kur t’u vjen fatura.

‘‘Me këtë rast, DhTIK i është drejtuar edhe njëherë ZRRE-së me kërkesën që pezullojë vendimin për Liberalizim të Tregut të Energjisë dhe të nis menjëherë konsultimet publike me të gjitha palët e interesit’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Tutje, në komunikatë bëhet e ditur edhe se në mungesë të reagimit nga institucionet përgjegjëse, DHTIK i është drejtuar me një kërkesë urgjente edhe presidentes së vendit Vjosa Osmani.

Komunikata:

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë shpreh shqetësimin e saj të thellë në lidhje me mosreagimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, pas aktgjykimit të datës 29.07.2025, të nxjerrë nga Gjykata Komerciale.

Bazuar në pikën 2 dhe 4 të këtij aktgjykimi, ne kemi pritur një veprim konkret nga ana Zyrës së Rregullatorit për Energji, por deri më tani nga kjo e fundit nuk ka pasur një njoftim për hapat e mëtejshëm.

Kompanitë që nuk kanë nënshkruar kontratë, nuk kanë asnjë informacion se nga kush po furnizohen me energji elektrike dhe kujt duhet t’i përgjigjen në fund të muajit kur t’u vjen fatura.

Ne vlerësojmë se pas këtij aktgjykimi, nuk ka më vend për vazhdim të Liberalizimit të Tregut të Energjisë.

Me këtë rast, DhTIK i është drejtuar edhe njëherë ZRRE-së me kërkesën që pezullojë vendimin për Liberalizim të Tregut të Energjisë dhe të nis menjëherë konsultimet publike me të gjitha palët e interesit.

Në mungesë të reagimit nga institucionet përgjegjëse, Dhoma i është drejtuar me një kërkesë urgjente edhe Presidentes, Vjosa Osmani.

DhTIK qysh nga marsi, kur kemi marrë informatën për nisje të këtij procesi përmes mediave, ne kemi ofruar bashkëpunimin e plotë për të gjitha institucionet, pasi në nuk kemi qenë dhe nuk jemi kundër procesit, por kundër formës së zgjedhur për ta bërë atë.