Deputeti i Frontit Europian dhe nënkryetari i BDI-së, Blerim Bexheti thotë se Izet Mexhiti nuk beson në fitore dhe prandaj nuk jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit.
Ai thotë se Mexhiti nuk respekton vullnetin e popullit.
“Mexhiti ka deklaruar se vetëm nëse zgjidhet kryetar komune, do t’ia dorëzojë postin e Zëvendëskryeministrit të Parë dikujt tjetër konkretisht Bekim Salit. Kjo deklaratë flet qartë: Ai nuk beson në fitore! Dhe më keq nuk e respekton verdiktin e popullit! Sepse, nëse do të kishte bindje të sinqertë se do të fitonte, do të jepte dorëheqje që sot”, shkruan Bexheti në profilin e tij në Facebook.
tag_katrorimaqedoni_2
Urime për fituesit e tretë – Fitore Ismajli dhe Qemal Gjana! GO+ po vazhdon të shpërblejë më të guximshmit!...