E ndali për kundërvajtje, Policia në Klinë ia gjen shoferit një pistoletë - Gazeta Express
string(72) "e-ndali-per-kundervajtje-policia-ne-kline-ia-gjen-shoferit-nje-pistolete"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 11:28

E ndali për kundërvajtje, Policia në Klinë ia gjen shoferit një pistoletë

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 11:28

Një person është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt pasi gjatë kontrollit i janë gjetur një pistoletë, një karikator dhe gjashtë fishekë.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Klinё, sot me datё 05.08.2025 rreth orёs 02:15, deri sa patrulla Policore ishte nё njё pikё kontrolli, nё sheshin “ Ndue Pёrlleshi” nё Klinё, ka ndaluar veturën pёr kundёrvajtje, gjatё kontrollit rutinë tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar: • njё (1) Armё Pistoletё Zoraki  917-T • njё karikator i sё njejtёs armё • gjashtё (06) fishekё kal:9 mm”

“I dyshuari, ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit lirohen nё procedurё tё rregullt.”