Familjarët mohojnë se Behar Preniqi ishte pjesë e UÇK-së: Ka qenë fëmijë gjatë luftës - Gazeta Express
string(84) "familjaret-mohojne-se-behar-preniqi-ishte-pjese-e-uck-se-ka-qene-femije-gjate-luftes"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 10:31

Familjarët mohojnë se Behar Preniqi ishte pjesë e UÇK-së: Ka qenë fëmijë gjatë luftës

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 10:31

Behar Preniqi nga Obiliqi është arrestuar nga autoritetet serbe, derisa po kthehej nga Gjermania për në Kosovë.

Një familjare  e tij ka treguar për IndeksOnlinen se ai është ndaluar me pretekstin se ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Arsyeja e ndalimit të tij nuk qëndron, pasi ka qa qenë fëmijë kur ka qenë lufta në Kosovë. Nuk ka asnjë arsye për ndalimin e tij. Jemi shumë keq, nuk kemi kurrfarë informacioni”, ka thënë ajo

Më tej, ajo ka treguar se bashkëshortja e Beharit ka biseduar me institucionet e Kosovës dhe ka apeluar që të bëjnë gjithçka që është e mundur për lirimin e tij.

Preniqi ishte për vizitë në Gjermani të familjarët e tij, kur u arrestua nga autoritetet serbe gjatë kthimit për në Kosovë.