Milano sot u bë qendra e vëmendjes së botës së futbollit, pasi drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, shoqëroi personalisht Luka Modricin në mbërritjen e tij në qytet dhe deri në sallën e konferencave për shtyp ku pritej të bëhej prezantimi zyrtar.
Pamjet e tyre duke hyrë në ambientet e klubit kanë ndezur menjëherë entuziazmin e tifozëve kuqezinj, të cilët kanë pritur prej javësh prezantimin e Modricit.
Kalimi i Modricit te Milani është një nga lëvizjet më të mëdha të kësaj merkatoje verore.
Pas më shumë se një dekade të lavdishme me Real Madridin, ku fitoi gjithçka nga Champions League deri te Topi i Artë, mesfushori kroat ka vendosur të nisë një sfidë të re në Serie A.
Burime pranë klubit bëjnë të ditur se kontrata e tij me Milanin është nënshkruar për një vit me opsion rinovimi, ndërsa roli i Igli Tares ka qenë vendimtar në bindjen e lojtarit për këtë transferim./GazetaExpress/