Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Paçram të Vaut të Dejës këtë të hënë.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Sipas informacioneve të Top Channel, Lleshaj ka qenë i dënuar me parë me burgim për veprën penale “Vrasje me dashje”.