Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në gjuhën serbe i është drejtuar serbëve të Kosovës për të aplikuar në konkursin e shpallur për Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica”.
Kurti ka thënë se konkursi mbyllet këtë premte, 9 gusht – dhe për 53 vende tjera pune mbyllet me 19 gusht. Në total janë 121 vende pune.
“|Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” ka formuar njësitë punuese dhe ka shpallur konkurse për 121 vende pune në komunat: Leposaviq, Mitrovicë e veriut, Zubin Potok dhe Zveçan. Konkursi për 68 vende pune mbyllet këtë të premte, me 8 gusht, ndërsa për 53 vendet e tjera mbyllet me 19 gusht”, ka shkruar Kurti. /Gazeta Express