E ardhmja e emigrantëve në Shqipëri mbetet e paqartë, Gjykata e Romës ngre shqetësime për kushtet - Gazeta Express
string(96) "e-ardhmja-e-emigranteve-ne-shqiperi-mbetet-e-paqarte-gjykata-e-romes-ngre-shqetesime-per-kushtet"

Shqiperi

Gazeta Express

04/08/2025 18:13

E ardhmja e emigrantëve në Shqipëri mbetet e paqartë, Gjykata e Romës ngre shqetësime për kushtet

Shqiperi

Gazeta Express

04/08/2025 18:13

Vetëm 27 emigrantë ndodhen aktualisht në qendrën e riatdhesimit në Gjadër të Lezhës, ndërsa e ardhmja e tyre është e paqartë pas një vendimi të Gjykatës së Romës, që vë në pikëpyetje kushtet e trajtimit dhe kujdesit shëndetësor në kamp.

Sipas mediave italiane, të ndaluarit kanë vështirësi në sigurimin e medikamenteve dhe në kontaktet me familjarët dhe avokatët, çka ka çuar në reagimin e garantuesve italianë të të drejtave të të paraburgosurve, të cilët kanë kërkuar transferimin e tyre në Itali.Nga 144 emigrantë që kanë kaluar në Gjadër që prej hapjes së qendrës, 113 janë larguar për arsye të ndryshme, përfshirë riatdhesimin, përfundimin e paraburgimit, probleme shëndetësore apo njohjen e mbrojtjes ndërkombëtare.