Jadon Sancho është shumë pranë përfundimit të aventurës së tij te Manchester United.
Anësori anglez, i cili nuk bën pjesë në planet e Rúben Amorim për sezonin e ardhshëm, po kërkon një destinacion të ri për të rimarrë rolin e tij si protagonist dhe për të qenë përsëri vendimtar në fushë, raporton “Fichajes”.
Paga e tij e lartë është kthyer në problem për “Djajtë e Kuq”, të cilët e shohin largimin e tij si një lëvizje pozitive për të liruar hapësira në skuadër dhe për t’u fokusuar në përforcime të reja në repartin ofensiv.
Interesi i Juventusit nuk është i ri. Klubi italian ka ndjekur nga afër situatën e lojtarit gjatë muajve të fundit dhe raportohet se ka arritur një marrëveshje paraprake me lojtarin, i cili është i gatshëm të ulë ndjeshëm pagën e tij për të veshur fanellën bardhezi.
Megjithatë, marrëveshja ende nuk është finalizuar, pasi Juventus duhet fillimisht të reduktojë numrin e lojtarëve në skuadër, sidomos në pozicionet ofensive.
Largimi i fundit i Timothy Weah drejt Olympique de Marseille mund të hapë rrugën për realizimin e transferimit.
Megjithatë, konkurrenca është shtuar. Borussia Dortmund ka hyrë në garë për Sanchon. Klubi gjerman, ku anglezi pati vitet më të mira të karrierës së tij, ka nisur tashmë bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit dhe raportohet se po përgatit një ofertë zyrtare. Kthimi në Bundesliga, te një klub ku shkëlqeu më parë, është një opsion që e tundon shumë lojtarin.
Beteja mes Juventusit dhe Dortmundit premton të jetë e ashpër, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Një gjë është e qartë: e ardhmja e Sanchos është larg Old Trafford dhe largimi i tij mund të zgjidhet brenda pak ditësh. Kapitulli i radhës i karrierës së tij tashmë është duke u shkruar./GazetaExpress/