Shqipëria mund të mos jetë konkurrentja e vetme e Kosovës për portierin Diant Ramaj të cilin e ka kontaktuar dhe e pret qe një kohë FFK-ja.
Konkurrencë të frikshme për portierin shqiptar mund të paraqes Gjermania.
Në një intervistë për gazetën gjermane, “Kicker”, Ramaj ka shprehur ambicien e tij për t’u bërë portieri kryesor i Dortmundit dhe për të luftuar për një vend në përfaqësuesen e Gjermanisë, transmeton Gazeta Express.
“Dua të konsolidohem si portieri numër një i Dortmundit. Për këtë po punoj çdo ditë. E di çfarë jam në gjendje të bëj dhe besoj se mund ta ndjek këtë rrugë”, ka thënë Ramaj, i cili sezonin e ri do ta kalojë në huazim te Heidenheim.
“Desha të bëhem sërish më i dukshëm në futbollin gjerman”, u shpreh ai. Diant Ramaj në janar të këtij viti kaloi te Dortmundi nga Ajaxi, dhe menjëherë u huazua te Copenhagen në Danimarkë, ku fitoi kampionatin dhe Kupën./GazetaExpress/