Tërnava bën thirrje për "pjesëmarrje masive" në protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë - Gazeta Express
string(117) "ternava-ben-thirrje-per-pjesemarrje-masive-ne-protesten-ne-mbeshtetje-te-ish-krereve-te-uck-se-qe-po-gjykohen-ne-hage"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 17:30

Tërnava bën thirrje për “pjesëmarrje masive” në protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 17:30

Bashkësia Islame e Kosovës i ka ftuar besimtarët që të marrin pjesë në protestën e së enjtes në Prishtinë për “padrejtësitë” e Gjykatës Speciale në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.

Kreu i BIK-ut, Myftiu Naim Tërnava e priti sot në takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucatin.

“Myftiu Tërnava falënderoi z.Gucati për vizitën dhe vlerësoi lart punën dhe angazhimin e OVL të UÇK-së në ruajtjen e vlerave të luftës së ushtrisë tonë të lavdishme dhe kultivimin e këtyre vlerave te brezat që vijnë për të mbrojtur këtë trashëgimi të shtrenjtë të kombit”, thuhet në një njoftim të publikuar nga Bashkësia Islame për takimin.

Gucati, siç thuhet në njoftim, e falënderoi Tërnavën për “mikpritjen e ngrohtë” dhe “vlerësoi kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës gjatë luftës së fundit dhe sakrificën e imamëve dëshmorë në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbrojte të lirisë dhe atdheut”.

“Gjatë takimit u diskutua edhe për protestën paqësore të organizuar nga OVL e UÇK-së, të cilën Myftiu Tërnava e mbështeti dhe e përkrahu dhe me këtë rast ftoi besimtarët dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive në këtë protestë paqësore, për t’i dalë zot vlerave të Ushtrisë së lavdishme çlirimtare të Kosovës dhe në mbrojtje e përkrahje të dhe krerëve të saj, të cilët po gjykohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale në Hagë”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Protesta është thirrur për 7 gusht në orën 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet.