Terror në Nigeri: Motoçiklistë të armatosur vrasin 11 persona dhe rrëmbejnë 70 të tjerë, përfshirë gra e fëmijë - Gazeta Express
string(109) "terror-ne-nigeri-motocikliste-te-armatosur-vrasin-11-persona-dhe-rrembejne-70-te-tjere-perfshire-gra-e-femije"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 17:00

Terror në Nigeri: Motoçiklistë të armatosur vrasin 11 persona dhe rrëmbejnë 70 të tjerë, përfshirë gra e fëmijë

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 17:00

Disa motoçiklistë të armatosur kanë vrarë 11 civilë dhe kanë rrëmbyer të paktën edhe 70 të tjerë, përfshirë gra e fëmijë, në një fshat në veriperëndim të Nigerisë, sipas disa dëshmitarëve, raporton Reuters.

Ky sulm raportohet të ketë ndodhur të shtunën mbrëma në fshatin Sabongarin Damri në shtetin Zamfara.

“Ata erdhën me motoçikleta, duke qëlluar pa kriter, para se të rrëmbenin gratë dhe fëmijët tanë. Deri tani nuk kemi dëgjuar asgjë prej tyre. Kudo ka heshtje,” ka thënë për Reuters një banor.

Bëhet e ditur se në këtë rajon që përballet vazhdimisht me sulme e dhunë, grupet e njohura në popull si “banditë” kanë vrarë qindra njerëz dhe kanë rrëmbyer mijëra gjatë viteve të fundit. Ata zakonisht i mbajnë pengjet për muaj të tërë dhe kërkojnë shpërblim për lirimin e tyre.

Zamfara, që kufizohet me Nigerin, është kthyer në epiqendrën e këtyre sulmeve të dhunshme, të cilat kanë paralizuar bujqësinë, kanë bllokuar lëvizjen dhe kanë detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ndërkohë, sipas drejtuesit të Agjencisë Kombëtare të Orientimit të Qeverisë, Lanre Issa-Onilu, nga prilli deri në korrik, policia ka arrestuar 2,109 persona dhe ka çliruar 175 viktima rrëmbimesh në rajonet veriperëndimore dhe qendrore të vendit