Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama thirrje për komentatorët: Bëni durim, ju përshëndesim me mirëkuptim - Gazeta Express
string(117) "vijon-aksioni-per-lirimin-e-hapesirave-publike-rama-thirrje-per-komentatoret-beni-durim-ju-pershendesim-me-mirekuptim"

Shqiperi

Gazeta Express

04/08/2025 16:53

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama thirrje për komentatorët: Bëni durim, ju përshëndesim me mirëkuptim

Shqiperi

Gazeta Express

04/08/2025 16:53

Prej gati 1 muaji në të gjithë vendin vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara pa leje nga bizneset, që kanë ngritur struktrura metalike nëpër trotuara.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në një postim në Facebook, ka publikuar një tjetër video nga lirimi i hapësirave të zëna nga një biznes.

Kryeministri ka bërë një thirrje edhe për kundërshtuesit e këtij aksioni.

“Vazhdojmë, papushim. Dhe u lutemi komentatorëve që brenda mundësive të bëjnë ca durim, por edhe po s’mundën i përshëndesim me mirëkuptim”, ka shkruar Kryeministri.