Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka reaguar ashpër pas ofendimeve të rënda me bazë etnike që janë dëgjuar gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2027 mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.
Në reagimin e saj, FBK shprehet e shqetësuar për gjuhën fyese dhe ofenduese ndaj shqiptarëve, duke theksuar se sjellje të tilla nuk pasqyrojnë aspak vlerat sportive dhe njerëzore. “Këto sjellje nuk kanë vend në tribuna”, thuhet në njoftim.
Federata ka bërë thirrje që autoritetet përkatëse të ndërmarrin masa ndaj individëve të përfshirë në këto akte të pahijshme, duke theksuar se basketbolli duhet të jetë vend bashkimi dhe jo ndarjeje apo urrejtjeje.
“Basketbolli duhet të jetë vend i bashkimit e jo ndarjes dhe urrejtjes”, përfundon reagimi i FBK-së.
Reagim 📣 Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është shumë e shqetësuar me gjuhën fyese dhe ofenduese të përdorur…
Posted by Kosovo Basketball Federation on Monday, August 4, 2025