SPAK komunikon mbylljen e hetimeve ndaj Ilir Metës, avokati: S’ka prova, do kërkojmë gjykim të zakonshëm - Gazeta Express
string(100) "spak-komunikon-mbylljen-e-hetimeve-ndaj-ilir-metes-avokati-ska-prova-do-kerkojme-gjykim-te-zakonshem"

Shqiperi

Gazeta Express

04/08/2025 15:48

SPAK komunikon mbylljen e hetimeve ndaj Ilir Metës, avokati: S’ka prova, do kërkojmë gjykim të zakonshëm

Shqiperi

Gazeta Express

04/08/2025 15:48

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka komunikuar zyrtarisht këtë të hënë mbylljen e hetimeve ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Ai akuzohet për tre vepra penale: korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, fshehje pasurie dhe mosdeklarim të të ardhurave.

Pas më shumë se tre orësh seancë në ambientet e SPAK, mbrojtja e Metës deklaroi se aktakuza e ngritur ndaj klientit të tij është e pabazuar në prova konkrete dhe se procesi do të ndiqet përmes një gjykimi të zakonshëm.

“Kjo është një çështje politike, pa asnjë provë ligjore.Do të shkojmë në një proces të rregullt gjyqësor për të vërtetuar pafajësinë, tha avokati i Metës pas daljes nga SPAK.

Ilir Meta ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg” që nga tetori i vitit 2024. Hetimet ndaj tij janë zhvilluar në kuadër të një dosjeje të konsoliduar, që bashkon tre procedime penale, ku përfshihen edhe figura të tjera të afërta me të.