Arrestohet 56-vjeçari në Bulqizë, i shpallur në kërkim për ngacmim seksual - Gazeta Express
string(73) "arrestohet-56-vjecari-ne-bulqize-i-shpallur-ne-kerkim-per-ngacmim-seksual"

Shqiperi

Gazeta Express

04/08/2025 15:36

Arrestohet 56-vjeçari në Bulqizë, i shpallur në kërkim për ngacmim seksual

Shqiperi

Gazeta Express

04/08/2025 15:36

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit I.R., 56 vjeç, banues në fshatin Radovesh, Bulqizë.

Ky shtetas u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme