Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Menkulas të bashkisë Devoll, ku një mjet bujqësor tip zetor është përmbysur, duke zënë poshtë drejtuesin e tij për vdekje
Sipas informacioneve paraprake, viktima është Hakim Lipe, 75-vjeç, i cili ndodhej vetëm në momentin e aksidentit.
Sipas specialistëve të qarkullimit rrugor në momentin e aksidentit, 75 vjeçari ka hyrë me shpejtësi tej normave të lejuara për këtë mjet duke mos respektuar sinjalistiken rrugore