Përparim Rama shkarkon dy drejtorë nga detyra - Gazeta Express
string(45) "perparim-rama-shkarkon-dy-drejtore-nga-detyra"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 13:58

Përparim Rama shkarkon dy drejtorë nga detyra

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 13:58

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka filluar javën me disa vendime. Ai ka shkarkuar nga detyra dy drejtorë në komunën të cilën ai udhëheq.

Drejtorët të cilët kanë marrë vendimin e kryetarit Rama për shkarkim janë Donjeta Dragusha, e cila është liruar nga pozita e drejtoreshës së Drejtorisë së Bujqësisë dhe Vigan Kastrati nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Kadastrit.

Në vendimin e kryetarit Rama të cilin e ka siguruar “Indeksonline”, përveç vendimit për lirim nga detyra, nuk bëhet e ditur arsyeja e shkarkimit të tyre.