Aktivistja Elena Uka ka reaguar ashpër ndaj heshtjes së artistëve shqiptarë për proceset gjyqësore që po zhvillohen në Gjykatën Speciale në Hagë kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Në një intervistë për Kosova Live, Uka u shpreh se është zhgënjyese mungesa e zërit nga figura publike të njohura, sidomos kur bëhet fjalë për çështje që prekin drejtpërdrejt historinë dhe identitetin e popullit shqiptar.
Ajo kishte një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj yllit ndërkombëtar Dua Lipa, të cilën Uka e akuzoi për angazhim selektiv.
“Flet për Palestinën, por jo për Gjykatën e Hagës!”- shtoj Uka.
VIDEO E PLOTË: