Katër të vdekur dhe 6,000 të evakuuar pas vërshimeve rekord në Tajvan - Gazeta Express
string(68) "kater-te-vdekur-dhe-6000-te-evakuuar-pas-vershimeve-rekord-ne-tajvan"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 14:36

Katër të vdekur dhe 6,000 të evakuuar pas vërshimeve rekord në Tajvan

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 14:36

Shirat e rrëmbyeshëm javën e kaluar shkaktuan rrëshqitje toke dhe përmbytje në Tajvanin jugor.
Sipas autoriteteve, katër persona u vranë dhe 77 u plagosën si pasojë e stuhisë. Tre të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Ishulli përjetoi më shumë reshje shiu javën e kaluar sesa në një vit të tërë. Gati 6,000 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe u evakuuan. “Rrallë kemi përjetuar një katastrofë të kësaj madhësie”, tha kryeministri i Tajvanit, Cho Jung-tai, gjatë një vizite në qytetin e goditur nga përmbytjet, Tainan, në jug të ishullit.

Shirat e rrëmbyeshëm goditën Tajvanin një javë më parë. Reshjet jashtëzakonisht të rrëmbyeshme u shkaktuan nga një stuhi dhe erëra të forta jugperëndimore, tha për agjencinë e lajmeve AFP, Li Ming-siang, një ekspert nga Administrata Qendrore Meteorologjike (CWA) në Tajvan, raporton SRF.

Reshjet më të larta në korrik që nga viti 1939

Sipas agjencisë meteorologjike, reshjet mesatare në ishull muajin e kaluar ishin më të lartat për korrikun që nga viti 1939. Vetëm në Tajvanin jugor, 500 litra shi për metër katror ranë fundjavën e kaluar – pothuajse një e katërta e reshjeve mesatare vjetore. Parashikuesit e motit parashikojnë se shiu do të pakësohet në ditët në vijim.

Tajvani përjeton rregullisht reshje të dendura shiu midis korrikut dhe tetorit. Vetëm në fillim të korrikut, tajfuni Danas vrau dy persona dhe plagosi qindra të tjerë.

Sipas ekspertëve, ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po çojnë në ekstreme më të shpeshta dhe të rënda të motit, siç janë stuhitë dhe përmbytjet, transmeton albinfo.ch.

Buxhet i posaçëm për masat e ndihmës

Kryeministri i Tajvanit, Cho Jung-Tai, vizitoi të hënën banorët e qytetit jugor të Tainanit, të cilët u prekën rëndë nga tajfuni Danas dhe shirat e fundit.

Kabineti i tij po punon për të propozuar një buxhet të posaçëm këtë javë për të ofruar masa ndihme. “Rrallë kemi përjetuar një stuhi kaq të fortë më parë. Ka kaluar një muaj që nga tajfuni Danas dhe që atëherë ka rënë shi pa pushim”, tha ai.