A është ndarë Prishtina me trajnerin Arsim Thaqi? Trajneri sqaron gjithçka ekskluzivisht për “Express” - Gazeta Express
string(99) "a-eshte-ndare-prishtina-me-trajnerin-arsim-thaqi-trajneri-sqaron-gjithcka-ekskluzivisht-per-express"

Futboll

Gazeta Express

04/08/2025 12:50

A është ndarë Prishtina me trajnerin Arsim Thaqi? Trajneri sqaron gjithçka ekskluzivisht për “Express”

Futboll

Gazeta Express

04/08/2025 12:50

Pas eliminimit të Prishtinës nga Liga e Konferencës, në media emri i trajnerit Arsim Thaqi ka qenë më i përfoluri dhe është raportuar se ndarja e tij me FC Prishtinën tashmë ka ndodhur ndonëse klubi Bardhekaltër ende nuk e ka thënë asnjë fjalë, të paktën zyrtarisht.

Në lidhje me këto raportime, “Gazeta Express” e ka kontaktuar trajnerin Thaqi, i cili qartësoi se deri në këto momente kur po raportojmë ai nuk është ndarë me Prishtinën.

“Krejt çka mund të them është që nuk ka asgjë zyrtare. Unë jam në pritje për t’u takuar me klubin dhe me presidentin për t’i qartësuar të gjitha”, tha shkurtimisht Thaqi për “Gazetën Express”.

Të kujtojmë që Thaqi ka kontratë me Prishtinën deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Nën drejtimin e tij, Prishtina e kishte shpëtuar sezonin e kaluar duke e fituar Kupën e Kosovës, përmes së cilës e siguroi pjesëmarrjen në kualifikimet e Ligës së Evropës.

Por, në këto kualifikime Bardhekaltrit u eliminuan nga Sheriff Tiraspol dhe garën e vazhduan në kualifikimet e Ligës së Konferencës, ku pas një barazimi si mysafire e Larnes dhe humbjes në Prishtinë nga penalltitë nga ekipi i Irlandës së Veriut, Bardhekaltrit i dhanë fund eksperiencës së sivjetme në Evropë. /Gazeta Express