Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë 750 gjoba dhe ka pezulluar 18 patentë shoferë.
“Gjatë javës së kaluar, nga data 28.07-03.08.2025, janë shqiptuar 1,750 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 18 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.”
Po ashtu janë raportuar 99 aksidente.
“Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 99 aksidente, nga të cilat:
– 26 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 37 persona
– 73 aksidente me dëme materiale”
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: -Stacionit më të afërt policor – Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” – Numrave : 192, 0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.”