Eksportuesit kinezë po rivlerësojnë investimet në fabrikat në vendet e huaja pasi tarifat e reja amerikane dhe kufizimet në transport përmes vendeve të botës së tretë prishin zinxhirët e furnizimit të Azisë, raporton Financial Times. Vendimi i fundit për të zbatuar një tarifë të përgjithshme prej 40% për mallrat që kalojnë përmes vendeve të treta, kanë tendosur strategjinë “Kina plus një” që ishte krijuar për të zbutur ekspozimin ndaj tensioneve të mëparshme me SHBA-të.
Fillimisht, prodhuesit kinezë e zhvendosën prodhimin në vende si Vietnami, Kamboxhia dhe Malajzia për të shmangur tarifat amerikane. Tani Uashingtoni ka paraqitur tarifa për këto pika alternative që variojnë nga 10% në Singapor në 40% në Mianmar dhe Laos duke zbehur përfitimet e zhvendosjes së prodhimit nga Kina.
Mjedisi i paparashikueshëm i tarifave ka vendosur në vështirësi shumë kompani kineze. Minyuan Foowear që së fundmi hapi një fabrikë të madhe në Kamboxhia, ka hasur hezitim nga ana e blerësve në SHBA që u tremben rritjes së mundshme të tarifave. Shqetësime të ngjashme vijnë edhe nga Dragon Sourcing, një agjent furnizimesh që thotë se klientët janë më të kujdesshëm dhe shohin ndryshimin e tarifave para se të bëjnë marrëveshje me furnitorë të rinj.
Vendimi i Trump për të zbatuar përkohësisht një tarifë prej 25% në Meksikë dhe bisedimet tregtare në vijim me Kinën në Stokholm kanë shtuar pasigurinë. Për shumë kompani, zgjedhja se ku të prodhojnë varet nga ndryshimi i saktë i tarifave: nëse Kina do të përballet me tarifa 30% dhe Meksika me 20%, pak biznese do të hapin operacione.
Disa kompani po ripërqendrohennë Vietnam ku tarifa prej 20% është konkurruese. Të tjera po shkojnë në Indonezi por kanë pak përfitime. Kostoja e zhvendosjes së veprimtarisë kur zinxhiri i furnizimeve është ende në Kinë, mbetet i lartë.
Kufizimet në transport do të thotë që shumë fabrikues duhet të zhvendosin pjesën më të madhe të prodhimit jashtë për të shmangur tarifat duke çuar në kosto më të larta. Blerësit presin që furnizuesit t’i zvogëlojnë këto kosto duke krijuar një problem të dyfishtë për eksportuesit.
Pavarësisht trazirës, disa sektorë mbeten në Kinë. Prodhuesit e tekstileve dhe copave luksoze thonë se tarifat nuk do të jenë disavantazh pasi kapacitetet teknologjike të Kinës janë të pakrahasueshme.
Kompanitë që më herët i rezistuan largimit nga Kina tani e gjejnë veten në një pozicion më të mirë, pasi kanë mësuar se zhvendosja rrit kostot e ambientit, punës më pak eficente, tarifat, fleksibilitetin dhe logjistikën. Për to, tani është e rëndësishme që të shohin diferencën e tarifave dhe nëse nuk do të jetë e madhe, do të vijojnë prodhimin në Kinë.