Australia jep 20 milionë dollarë ndihmë për Gazën pas protestave masive - Gazeta Express
string(71) "australia-jep-20-milione-dollare-ndihme-per-gazen-pas-protestave-masive"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 10:55

Australia jep 20 milionë dollarë ndihmë për Gazën pas protestave masive

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 10:55

Australia ka shpallur një ndihmë shtesë prej 20 milionë dollarësh për Gazën, pas presionit në rritje të brendshëm dhe protestave masive pro-palestineze në Sydney, të cilat kërkonin rritje të ndihmës për palestinezët dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Izraelit.

Sipas ministrisë Australiane të Punëve të Jashtme, paketa e re do të financojë shpërndarjen e ushqimeve, furnizimet mjekësore për spitalet e terrenit dhe ndihma të tjera kritike, me fokus te gratë dhe fëmijët.

SIpas të dhënave të qeverisë australiane, kjo e çon ndihmën e përgjithshme humanitare të Australisë për civilët në Gaza dhe Liban në mbi 130 milionë dollarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023.

“Vuajtjet dhe uria e civilëve duhet të marrin fund,” ka thënë ministrja e Jashtme australiane Penny Ëong, duke shtuar se “Australia do të vazhdojë të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të kërkuar një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, lirimin e pengjeve dhe një zgjidhje me dy shtete.”

“Vijojmë t’i bëjmë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen e menjëhershme dhe të pakufizuar të ndihmave në Gaza,” ka thënë tutje ministrja.

Njoftimi për ndihmë erdhi vetëm disa orë pasi dhjetëra mijëra vetë marshuan në Urën e Portit të Sidneit në një protestë që kërkonte armëpushim dhe hyrje të lirë të ndihmave në Gaza.