Një person u raportua si “i zhdukur” nga trageti në Itali, operacion kërkimi në det - Gazeta Express
string(80) "nje-person-u-raportua-si-i-zhdukur-nga-trageti-ne-itali-operacion-kerkimi-ne-det"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 10:27

Një person u raportua si “i zhdukur” nga trageti në Itali, operacion kërkimi në det

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 10:27

Një person është raportuar i zhdukur nga trageti ndërkombëtar “AKKA” ndërsa Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane po zhvillon një operacion të gjerë kërkimi.

Bëhet me dije se kërkimet janë zhvilluar dhe ditën e djeshme nga Kepi i Stillos në jug, deri në grykëderdhjen e Semanit në veri.

Gjithashtu mësohet se operacioni është zhvilluar në koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, duke ndjekur çdo protokoll të kërkim-shpëtimit në det, por pa rezultat.