"Nga çerdhet e deri në nivelin universitar" - SBAShK i bashkohet protestës kundër Gjykatës Speciale - Gazeta Express
string(95) "nga-cerdhet-e-deri-ne-nivelin-universitar-sbashk-i-bashkohet-protestes-kunder-gjykates-speciale"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 10:12

“Nga çerdhet e deri në nivelin universitar” – SBAShK i bashkohet protestës kundër Gjykatës Speciale

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 10:12

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka njoftuar se të gjithë anëtarët e saj, nga çerdhet e deri në nivelin universitar, do të jenë pjesë e protestës madhështore paqësore të thirrur nga organizatat e dala nga lufta e lavdishme e UÇK-së.

Protesta do të mbahet më 7 gusht, nga ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku pritet të dëgjohet “zëri i fuqishëm” i qytetarëve dhe punëtorëve të arsimit, në përkrahje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Në njoftimin e SBASHK-ut thuhet se pjesëmarrja masive e punëtorëve të arsimit, shkencës dhe kulturës është një mesazh i qartë se sakrifica nuk harrohet.

 “Falë atyre që sot padrejtësisht ndodhen në qeli, ne sot gëzojmë lirinë, ecim të lirë në shtetin tonë dhe edukojmë brezat për atdhedashuri e drejtësi”, thuhet në komunikatë.

SBASHK-u thekson se me këtë pjesëmarrje po ngre zërin për drejtësi, për liri dhe për ata që sakrifikuan gjithçka për të ardhmen tonë.