Real Madridi kishte lëvizur shumë herët në afatin kalimtar të verës.
Klubi spanjoll, përpos që e kishte sjell trajnerin Xabi Alonso, i kishte bërë edhe disa përforcime para fillimit të këtij afati kalimtar, duke i përfshirë ato edhe në Botërorin e Klubeve.
Objektivi ishte që këta lojtarë të mund të ambientoheshin në klubin e ri në kompeticionin që u mbajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në “Santiago Bernabeu” përfunduan lojtarët si Dean Huijsen, Trent Alexander-Arnold e Franco Mastantuono, i cili do t’i bashkohet ekipit më 14 gusht.
Ndërkohë, në mbrojtje arriti edhe Alvaro Carreras për ta përforcuar krahun e majtë.
Për presidentin Florentino Perz, skuadra tashmë është e kompletuar.
Siç njofton mediumi “Cadena COPE”, nuk do të ketë më prurje të reja në këtë verë, përcjell “Gazeta Express”.
Sidoqoftë, trajneri Alonso i ka kërkuar klubit përforcime, mbi të gjitha në mesfushë.
Një vendim që shkon në kundërshtim me traditën e klubit, i cili në përgjithësi nuk merr lojtarë të muajin gusht.
Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse klubi do t’ia përmbushë këtë kërkesë trajnerit Alonso, i cili e pasoi në krye të ekipit trajnerin Carlo Ancelotti. /Gazeta Express