Sot në orën 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojë mbylljen e hetimeve ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, njëherësh kreu i “lirisë”, Ilir Metës.
Avokati Kujtim Cakrani tha për “Top Channel” se do jenë te pranishëm edhe ai si mbrojtës dhe ish-presidenti Meta, që pritet të transportohet nga 313 në ambientet e SPAK.
Komunikimi i mbylljes së hetimeve duhet të procedohej të hënën e kaluar, por meqenëse avokati i Metës gjendej jashtë vendit u shty për në fillim të kësaj jave.
Më herët, Metës i janë komunikuar në datë 27 maj akuzat dhe po ashtu akuzuar dhe mbyllja e hetimeve i është deklaruar edhe Monika Kryemadhit, Pirro xhixhos, Ema Cokut dhe Fatime Kryemadhit.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...