Kina e Rusia provokojnë me ushtrime të përbashkëta, deti i Japonisë bëhet skenë manovrash - Gazeta Express
string(88) "kina-e-rusia-provokojne-me-ushtrime-te-perbashketa-deti-i-japonise-behet-skene-manovrash"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 8:45

Kina e Rusia provokojnë me ushtrime të përbashkëta, deti i Japonisë bëhet skenë manovrash

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 8:45

Raportohet se marinat ruse dhe ato kineze kanë duke kryer stërvitje të përbashkëta artilerie dhe anti-nëndetëse në Detin e Japonisë. Këto ushtrime sipas raportimeve të mediave lokale ruse, duke cituar zyrtarë rusë, janë pjesë e stërvitjeve të planifikuara ushtarake.

Megjithatë ky bashkëpunim dhe këto manovra midis Kinës e Rusisë, cuditërisht nisi vec dy ditë pasi pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se kishte urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të vendoseshin në “rajone të përshtatshme” në përgjigje të asaj që ai e quajti kërcënime bërthamore “budallaqe dhe nxitëse” nga ish-Presidenti rus Dmitry Medvedev, raporton Index.

Sipas mediave shtetërore ruse, një grup i përbashkët anijesh luftarake nga të dy vendet po merr pjesë në stërvitje, duke përfshirë një anije të madhe ruse anti-nëndetëse dhe dy shkatërrues kinezë. Në manovra po marrin pjesë edhe nëndetëse me naftë nga të dyja palët, si dhe një anije kineze shpëtimi nëndetësesh.

Stërvitjet, të cilat janë planifikuar të përfundojnë nesër, përfshijnë zjarr artilerie, stërvitje lufte anti-nëndetëse, operacione të mbrojtjes ajrore dhe misione të përbashkëta kërkim-shpëtimi.