Policia e Gjilanit kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë - Gazeta Express
string(103) "policia-e-gjilanit-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-identifikimin-e-dy-te-dyshuarve-per-vjedhje-te-rende"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 9:02

Policia e Gjilanit kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 9:02

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Në njoftimin e bërë publik të hënën, policia bën të ditur se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit dhe kapjen e personave në fjalë, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Kërkojmë nga qytetarët që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të kontaktojë Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Informacionet mund të dërgohen përmes: Stacionit më të afërt policor, Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” • E-mail: [email protected]