Hasani: Nëse Thaçi dënohet, të gjithë të tjerët janë të dënuar - Gazeta Express
string(60) "hasani-nese-thaci-denohet-te-gjithe-te-tjeret-jane-te-denuar"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 7:18

Hasani: Nëse Thaçi dënohet, të gjithë të tjerët janë të dënuar

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 7:18

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, foli rreth procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Hasani thotë se nëse ish-kreu i UÇK-së, Hashim Thaçi dënohet, do të dënohen të gjithë pas tij, edhe nëse nuk janë pjesë e gjykimit.

“Nëse dënohet Hashim Thaçi, ‘udhëheqësi i ndërmarrjes të përbashkët kriminale’ të gjithë të tjerët janë të dënuar. Pavarësisht se a janë pjesë e gjykimit. Vepra çlirimtare e tyre dënohet. Dhe natyrisht që bjen në përfundim që lufta jonë ka qenë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale. Këtu është dashur ta bëjë përpjekjen qeveria, pavarësisht se kush është kryeministër, pavarësisht se kush është president”, u shpreh Hasani, ka deklaruar ai në KlanKosova.

Derisa ai shtoi se betejën e Hagës, beson fuqishëm se do ta fitojnë.