Kina po përballet me një shpërthim të virusit të rrezikshëm Chikungunya, i cili përhapet përmes pickimeve të mushkonjave.
Sipas “The Independent”, shteti kinez ka regjistruar gati 5000 raste të sëmundjes së transmetuar nga mushkonjat, pasi një infeksion u gjet në fillim të muajit korrik.
Guangdong, provincë pranë Hong Kongut, ka regjistruar gati 3000 raste vetëm javën e fundit. Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, deri më tani këtë vit ka pasur 90 vdekje dhe 240 mijë raste në të paktën 16 vende.
Virusi shkakton temperaturë të lartë, dhimbje të forta në nyje dhe madje mund të prekë edhe sistemin nervor.
Edhe më shqetësuese është fakti se ai është rezistent ndaj trajtimeve, duke ngritur alarme serioze te profesionistët e shëndetit.
Në një veprim të pazakontë, autoritetet kineze kanë lëshuar mushkonja gjigante grabitqare që ushqehen me larvat e Aedes aegypti – bartësit kryesorë të sëmundjes.
Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë apel për veprime që të parandalohet përsëritja e një epidemie të llojit COVID-19. /Telegrafi