Nagavci pretendon se prindërit që i kanë keqpërdorur paratë e subvencionimit të librave i kanë kthyer ato - Gazeta Express
string(105) "nagavci-pretendon-se-prinderit-qe-i-kane-keqperdorur-parate-e-subvencionimit-te-librave-i-kane-kthyer-ato"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 23:02

Nagavci pretendon se prindërit që i kanë keqpërdorur paratë e subvencionimit të librave i kanë kthyer ato

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 23:02

Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit ka gjetur 60,000 euro keqpërdorim në 22 shkolla për subvencionim të blerjes së librave në vitin 2024, ndërsa Arbërie Nagavci, ministrja në detyrë e Arsimit, në emisionin “Kallxo Përnime” pretendon se ka prindër që i kanë kthyer mjetet e subvencionimit nëse i kanë keqpërdorur. 

Nagavci tha se ia kanë kërkuar Auditorit të dhënat e keqpërdoruesve dhe e kanë adresuar këtë çështje me përgjegjësi penale, pasi në aplikim secili prind është pajtuar se këto mjete do t’i shpenzojë për tekste dhe mjete mësimore dhe nuk do t’i përdorë për qëllime tjera. 

“Këtë vit i kemi dërgu edhe ka që i kanë kthy mjetet. Si Ministri e kemi fillu procesin. Ka individë që i kanë kthy mjetet. Nuk i di detajet se është duke vazhdu si proces” – tha Nagavci në “Kallxo Përnime”.

Sipas Nagavcit, asnjë komunë nuk i ka adresuar në Ministri të Arsimit rastet e mungesës së librave në shkolla. 

“Në rastet kur i kemi dërgu, kemi kërkuar prej komunave që të na raportojnë, sepse ne nuk kemi qasje në secilën prej shkollave. Jam t’u fol prej vitit të kaluar. Ne nuk kemi asnjë raportim të asnjë komune, prej të gjitha komunave. Asnjë komunë nuk ka raportu që nxënësit nuk i ka të pajisur me tekste.” – ka thënë Nagavci.