Xhaka pas debutimit me Sunderland: Ky është vetëm fillimi - Gazeta Express
string(56) "xhaka-pas-debutimit-me-sunderland-ky-eshte-vetem-fillimi"

Futboll

Gazeta Express

03/08/2025 10:37

Xhaka pas debutimit me Sunderland: Ky është vetëm fillimi

Futboll

Gazeta Express

03/08/2025 10:37

Granit Xhaka ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë me fanellën e Sunderlandit, duke mbajtur menjëherë shiritin e kapitenit në miqësoren kundër Real Betis, e cila përfundoi me humbjen minimale 0:1 për “Black Cats”.

Pas ndeshjes, Xhaka ka shprehur mirënjohjen e tij për këtë debutim dhe ka dhënë një mesazh optimist për rrugëtimin që e pret me skuadrën angleze.

“Mirënjohës për debutimin tim! Ky është vetëm fillimi — do të punojmë fort, do të qëndrojmë të përqendruar dhe do t’i arrijmë qëllimet tona së bashku. Le të nisim”, tha Xhaka

Mesfushori shqiptar, i njohur për lidershipin dhe karakterin e tij në fushë, pritet të luajë një rol kyç te Sunderland, që synon rikthimin në Premier League.