Shawn Mendez e Mochakk ndezin skenën në natën e dytë të Sunny Hill - Gazeta Express
string(66) "shawn-mendez-e-mochakk-ndezin-skenen-ne-naten-e-dyte-te-sunny-hill"

Rozë

Gazeta Express

03/08/2025 7:14

Shawn Mendez e Mochakk ndezin skenën në natën e dytë të Sunny Hill

Rozë

Gazeta Express

03/08/2025 7:14

Nata e dytë e Sunny Hill vazhdon festën me ritme që ndezin atmosferën verore për pjesëmarrësit e shumtë në këtë festival plot yje botërore e vendore.

Në skenë po performojnë Shawn Mendez me hitet e tij të shumta botërore, dhe DJ i njohur nga Brazili – Mochakk.

Mendez tashmë në skenën botërore ka sjellë hitet e mëdha muzikore si Senorita, Treat You Better, There’s Nothing Holdin’ Me Back, Stitches, Mertcy, If I Can’t Have You. Monster në duet me Justin Bieber dhe Wonder.

Ndërsa 25-vjeçari Mochakk, emri i vërtetë i të cilit është Pedro Maia, renditet në mesin e njëqind DJ-ve më të njohur botërorë.

Festivali Sunny Hill përmbyll edicionin e tij të radhës nesër me yjet e tjera të skenës globale e vendore.