Mbyllet rrugëtimi i makazzes në IEM Cologne, ylli kosovar eliminohet në gjysmëfinale - Gazeta Express
string(83) "mbyllet-rrugetimi-i-makazzes-ne-iem-cologne-ylli-kosovar-eliminohet-ne-gjysmefinale"

eSPORTS

Gazeta Express

02/08/2025 19:09

Mbyllet rrugëtimi i makazzes në IEM Cologne, ylli kosovar eliminohet në gjysmëfinale

eSPORTS

Gazeta Express

02/08/2025 19:09

Drin “makazze” Shaqiri dhe ekipi i tij, NAVI nuk kanë arritur më shuëm se gjysmëfinalen në turneun prestigjioz të Counter-Strike 2, IEM Cologne.

Ekipi ukrainas u mposht 2:1 nga ekipi rus, SPIRIT, shkruan Gazeta Express.

NAVI e nisi mjaft mirë map-in, “Mirage”, duke avancuar 7:0, por më pas gjithçka shkoi keq për ta, duke pësuar 13:11 në fund.

Në këtë map, makazze ishte më i miri për ekipin e tij me 22 eliminime, shkruan Gazeta Express.

Në map-in “Nuke”, NAVI krijoi avantazh prej 12:2 dhe i nevojitej vetëm një raund për ta përmbyllur, por aty SPIRIT u rikthye fuqishëm, duke i fituar shtatë raunde radhazi.

Por, në një situatë të pafavorshme 4 kundër 2, makazze “shpërtheu” me katër eliminime duke e fituar raundin dhe map-in dhe duke e dërguar ndeshjen më map-in vendimtar, “Ancient”.

Por, në “Ancient” ishte SPIRIT që dominoi absolutisht, duke shënuar fitore 13:6 dhe duke u kualifikuar në finale, aty ku e pret fituesin e ndeshjes Vitality – MOUZ

Drin “makazze” Shaqiri ishte i dyti në ekipin e tij me më së shumti eliminime, 46 gjithsej, duke qenë mjaft i mirë në turneun e tij të parë të madh.