Liverpool nuk ka ndalur kurrë bisedimet për transferimin e Alexander Isak, raporton Fabrizio Romano.
Sipas tij, “The Reds” janë të gatshëm të dorëzojnë një ofertë të re, nëse Newcastle United hap derën për largimin e sulmuesit suedez.
Gjithçka varet nga pozicioni i Newcastle: nëse klubi nga “St. James’ Park” siguron një tjetër sulmues të nivelit të lartë, atëherë Liverpool do të tentojë sërish për Isak.
Vetë Isak thuhet se e dëshiron kalimin te Liverpool, gjë që i shton më shumë intensitet këtij operacioni që mund të bëhet një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së verës në Premier League.