Zhvendosja e nëndetëseve bërthamore amerikane – Rusia rri e heshtur, artikulli i BBC për përplasjen Trump-Medvedev - Gazeta Express
string(111) "zhvendosja-e-nendeteseve-berthamore-amerikane-rusia-rri-e-heshtur-artikulli-i-bbc-per-perplasjen-trump-medvedev"

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 17:18

Zhvendosja e nëndetëseve bërthamore amerikane – Rusia rri e heshtur, artikulli i BBC për përplasjen Trump-Medvedev

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 17:18

Presidenti Donald Trump, pas disa postimeve nga ish-presidentit rus Dmitry Medvedev, ka deklaruar se ka urdhëruar dy nëndetëse bërthamore amerikane të afrohen pranë kufijve rusë.

Rreth kësaj, Steve Rosenberg i cili është redaktor i BBC-së, ka shkruar një artikull duke ngritur pyetje rreth reagimin të Moskës, dhe se nëse mund të ndodh një përballjeje bërthamore mes SHBA-së dhe Rusisë, apo edhe një version i epokës së internetit i krizës së raketave në Kubë të vitit 1962?

Megjithatë, ai është shprehur skeptik rreth kësaj duke thënë se nuk beson që diçka e tillë mund të ndodh ‘’të paktën, duke gjykuar nga reagimet fillestare në Rusi’’.

Mediat ruse kanë reaguar me përbuzje ndaj deklaratës së Trump-it.

Porse, ai, reagimin (ose më saktë, mungesën e reagimit) nga autoritetet ruse e ka cilësuar si interesant.

Në momentin e shkrimit, nuk ka patur asnjë deklaratë zyrtare. As nga Kremlini, as nga Ministria e Jashtme ruse, as nga ajo e Mbrojtjes.

Asnjë fjalë për ndonjë lëvizje ruse me nëndetëse drejt brigjeve amerikane.

Kjo sugjeron dy mundësi: ose Moska ende po analizon situatën për të vendosur si të reagojë, ose nuk e sheh të nevojshme të reagojë fare.

Reagimet e mediave ruse sugjerojnë më shumë këtë të dytën.

Trump dhe Medvedev kanë debatuar prej ditësh në rrjetet sociale.

Pasi Trump e uli nga 50 ditë në më pak se dy javë afatin për Rusinë që të përfundojë luftën në Ukrainë, Medvedev postoi: “Trump po luan lojën e ultimatumeve me Rusinë… Çdo ultimatum i ri është një kërcënim dhe një hap drejt luftës.”

Trump u përgjigj: “Thuaji Medvedevit, atij ish-presidenti të dështuar që ende kujton se është në pushtet, të kujdeset për ato që thotë. Po hyn në një territor shumë të rrezikshëm.”

Në postimin e radhës, Medvedev përmendi sistemin automatik të hakmarrjes bërthamore sovjetike të njohur si “Dead Hand”.

Kjo, duket qartë, nuk është pritur mirë në Shtëpinë e Bardhë.

Kur ishte president (2008–2012), Medvedev shihej si figurë relativisht liberale. Madje është cituar shpesh për shprehjen: “Liria është më e mirë se mungesa e saj”.

Por prej fillimit të luftës në Ukrainë, ai është shndërruar në një nga zërat më agresivë anti-perëndimorë në rrjetet sociale. Shumica e deklaratave të tij kanë kaluar pa shumë vëmendje, pasi nuk konsiderohet si zëri zyrtar i Kremlinit.

Deri tani – sepse këtë herë e ka vënë re vetë Presidenti i SHBA-së.

Dhe jo vetëm që e ka vënë re – por është ndier personalisht i goditur.

Pse e bëri Trump këtë?

Në një intervistë për Newsmax, ai tha: “Medvedev tha disa gjëra shumë të këqija, përmendi fjalën ‘bërthamor’. Kur dikush e përmend fjalën ‘bërthamor’, sytë e mi ndizen dhe mendoj se duhet të bëjmë kujdes, sepse është kërcënimi përfundimtar.”

Por Medvedev është akuzuar prej kohësh për “kërcënime bërthamore” në rrjetet sociale – nuk është asgjë e re

Çfarë është e qartë, është që Trump e mori këtë përballje virtuale shumë personalisht – dhe reagoi në përputhje me stilin e tij.

A mund të jetë pjesë e ndonjë strategjie? E paparashikueshmja ka qenë gjithnjë pjesë e mënyrës se si Trump vepron, në biznes dhe politikë: vendime të befasishme që destabilizojnë kundërshtarët përpara bisedimeve ose gjatë negociatave.

Për shembull – për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Lëvizjet e befasishme me nëndetëse bërthamore mund të hyjnë në këtë kategori.