Shpjegimi i Muratit për inflacionin, Rukiqi i LDK-së: Nuk mujta pa reagu - edhe kesha shumë - Gazeta Express
string(87) "shpjegimi-i-muratit-per-inflacionin-rukiqi-i-ldk-se-nuk-mujta-pa-reagu-edhe-kesha-shume"

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 13:29

Shpjegimi i Muratit për inflacionin, Rukiqi i LDK-së: Nuk mujta pa reagu – edhe kesha shumë

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 13:29

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se qarkullimi i bizneseve për gjashtë muajt e parë të vitit 2025 ka shënuar “rekord” prej 10.7 miliardë eurove.

Sipas Muratit, kjo paraqet një rritje prej 10.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kjo shifër ishte 9.7 miliardë euro.

Për të shpjeguar këtë deklaratë, Murati u përpoq edhe në komente me deklaratë shtesë.

“Kafja ka qenë 1 euro dhe me 100 euro pagë ke mujtë me i ble 100 kafe. Nëse kafja rritet në 2 euro, dhe ti me 100 euro pagë mundesh me i ble veç 50 kafe tash (në vend të 100 kafeve), a është rritë qarkullimi apo është zvogëlu sasia e kafeve që ke ble? Qarkullimi mbetet 100 euro siç ka qenë më parë, mirëpo ty të është zvogëlu sasia e kafeve që ti blen”, ia ktheu Murati një komentuesi.

Për këtë sqarim të tij, Berat Rukiqi i LDK-së tha se qeshi shumë.

“Nuk mujta pa reagu. Edhe kesha shumë, Deputeti i paska marrë shembuj kafet (kafja nuk është produkt i domosdoshëm), për me e shpjegu fuqinë blerëse”, shkroi Rukiqi, duke shtuar: “Një pyetje e kam për deputetin”.

“Me këtë “logjikë”: a i bjen që tash në vend të 100 bukëve, po i blejmë veç 50 (po ushqehemi më pak), ose në vend të 100 litrave qumësht, po i blejmë vetëm 50 litra qumësht (nuk po i ushqejmë mjaftushëm fëmijët) ??? Rritja e qarkullimit të biznesve në 4 vitet e fundit, ka vetëm një shpjegim: INFLACIONI”.