"SHBA e paluhatur në zotimin ndaj misionit të KFOR'it", nga takimi Barduani-Baker në Film City ka porosi edhe për dialogun Kosovë-Serbi - Gazeta Express
string(131) "shba-e-paluhatur-ne-zotimin-ndaj-misionit-te-kforit-nga-takimi-barduani-baker-ne-film-city-ka-porosi-edhe-per-dialogun-kosove-serbi"

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 12:21

“SHBA e paluhatur në zotimin ndaj misionit të KFOR’it”, nga takimi Barduani-Baker në Film City ka porosi edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 12:21

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së për politikën europiane dhe të NATO-s, David Baker, në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

KFOR në njoftimin tha se takimi mes tyre shërbeu edhe si “një mundësi e jashtëzakonshme për të ndarë pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi rrugën përpara për të mbështetur më së miri një angazhim të ripërtërirë politik për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit”.

Ndërkaq, KFOR tha se zyrtari i lartë amerikan ka “riafirmuar angazhimin e palëkundur të SHBA-së ndaj misionit të KFOR-it në Kosovë, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme për sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

 KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Europian në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.