Raportohet se është sulmuar deputeti Adem Hoxha – përfundon në spital bashkë me familjen - Gazeta Express
string(87) "raportohet0-se-eshte-sulmuar-deputeti-adem-hoxha-perfundon-ne-spital-bashke-me-familjen"

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 11:39

Raportohet se është sulmuar deputeti Adem Hoxha – përfundon në spital bashkë me familjen

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 11:39

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një deputet aktual i Kuvendit të Kosovës, bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, janë sulmuar fizikisht dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 1 gusht 2025, rreth orës 18:10, Adem Hoxha, rreth 57-vjeçar, bashkëshortja e tij N.H., rreth 50-vjeçare dhe vajza e tyre e mitur, rreth 14-vjeçare janë përfshirë në një përleshje fizike me të dyshuarin S.K, rreth 61-vjeçar.

Ngjarja është raportuar fillimisht nga QKMF-ja e Dragashit, ku viktimat janë paraqitur për ndihmë mjekësore. Pas trajtimit fillestar, ata janë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekëve, lëndimet janë klasifikuar si të lehta trupore.

Policia e stacionit në Dragash dhe njësia e hetimeve, në bashkëpunim me hetuesit rajonalë, kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme hetimore, duke marrë parasysh ndjeshmërinë dhe rëndësinë publike të rastit. Motivi i incidentit, sipas burimeve, mbetet ende i paqartë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor” dhe është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa organet e drejtësisë po trajtojnë rastin me prioritet të lartë për shkak të përfshirjes së një zyrtari të lartë të shtetit.