Darwin Nunez do të largohet nga Liverpooli, pret një klub nga Evropa - Gazeta Express
string(67) "darwin-nunez-do-te-largohet-nga-liverpooli-pret-nje-klub-nga-evropa"

Sport

Gazeta Express

02/08/2025 11:32

Darwin Nunez do të largohet nga Liverpooli, pret një klub nga Evropa

Sport

Gazeta Express

02/08/2025 11:32

Skuadra e Simone Inzaghit, Al Hilal, mund ta përballojë pa problem çmimin që kërkon Liverpool për Darwin Nunez, por sulmuesi uruguaian ende po pret një telefonatë nga ndonjë klub europian pas interesimit të fundit nga Juventusi.

Al Hilal po vazhdon të kërkojë një qendërsulmues këtë verë pasi Victor Osimhen refuzoi një kontratë prej 30 milionë eurosh në vit në qershor.

Skuadra saudite ka shfaqur interes të madh për Nunez dhe ka hapur bisedimet për të që më 6 qershor, siç raportoi ekskluzivisht Football Italia. Napoli zhvilloi negociata për disa javë me Liverpoolin, por në fund zgjodhi Lorenzo Lucca nga Udinese. Ndërkohë, Juventusi së fundmi ka pyetur për Nunez, por aktualisht është në bisedime me PSG për rikthimin e Randal Kolo Muani në Torino.

Sulmuesi i Liverpoolit është ende në pritje të ofertave nga ndonjë klub europian, ndërsa Al Hilal nuk do të kishte problem të përmbushte kërkesat financiare të “Reds”. Burime me njohuri të drejtpërdrejtë të çështjes konfirmojnë se Nunez do të presë edhe disa ditë të tjera për të parë nëse do të shfaqen mundësi të tjera interesante në Europë.