Policia e Kosovës përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se në vend gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar tetë raste të dhunës në familje. Të njëjtat, raportohet të kenë ndodhur në Prishtinë, Lipjan, Podujevë, Suharekë, Istog dhe Pejë.
Nga raporti i PK-së bëhet e ditur edhe se shkak i këtyre rasteve ka pasur disa të arrestuar.
Raporti:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 07.07.2025-16:00. Është raportuar se një femër kosovare, është kanosur përmes telefonit nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ka bashkëjetuar deri tani. Vendndodhja e të dyshuarit nuk dihet, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori.
Lipjan 01.08.2025-15:10. Është raportuar se një mashkull kosovar është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare-ish bashkëshortja e tij, me të cilën janë në proces divorci. Lidhur me rastin është intervistuar e dyshuara dhe e njëjta pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Podujevë 01.08.2025-23:50 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta së bashku me fëmijët e saj me vet dëshirë është kthyer ne shtëpinë e saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 01.08.2025, 15:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, nuk e ka përfillur Aktvendimin e Gjykatës. E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë 01.08.2025, 20:10. Është raportuar se një femër kosovare, pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Suharekë 01.08.2025, 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte kanosur dy viktimat vëllain dhe motrën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE&LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Istog 01.08.2025, 20:00. Është raportuar se një femër, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, ku kishte ndërhyrë edhe djali i saj i dyshuar dhe më pas janë përleshur në mes vete. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 01.08.2025, 19:40. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte shkaktuar dhunë në familje. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.