Murati: Qarkullim rekord i bizneseve në 6 muajt e parë të vitit, "10.7 miliardë" - komentuesi i reagon: Ta presim çka po thotë Hykmetja - Gazeta Express
string(128) "murati-qarkullim-rekord-i-bizneseve-ne-6-muajt-e-pare-te-vitit-10-7-miliarde-komentuesi-i-reagon-ta-presim-cka-po-thote-hykmetja"

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 10:18

Murati: Qarkullim rekord i bizneseve në 6 muajt e parë të vitit, “10.7 miliardë” – komentuesi i reagon: Ta presim çka po thotë Hykmetja

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 10:18

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se qarkullimi i bizneseve për gjashtë muajt e parë të vitit 2025 ka shënuar “rekord” prej 10.7 miliardë eurove.

Sipas Muratit, kjo paraqet një rritje prej 10.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kjo shifër ishte 9.7 miliardë euro.

“Si Qeveri jemi përkujdesur që të rrisim mbështetjen për bizneset duke:

– Përmirësuar qasjen në financa përmes rritjes së kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore

– Subvencionuar punësimin e të rinjve përmes Superpuna

– Subvencionuar kreditë investive

– Rritur mbështetjen për sektorin e bujqësisë

– Rritur fuqinë blerëse të familjeve përmes rritjes së pagave, pensioneve, e shtesave për fëmijë

– Paguar me kohë dhe pa vonesa faturat e detyrime ndaj bizneseve”, shkroi Murati.

Ai tha se “këto shifra zyrtare janë dëshmia më e mirë që demanton pretendimet e pavërteta të cilat shpesh na bjen t’i dëgjojmë nga disa portale e studio televizive”.

Megjithatë, këto deklarata të Muratit jo nga të gjithë merren si të mirëqena.

Një komentues ka shkruar se është në pritje të deklaratës së deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, mbi këtë çështje meqë është bërë e zakonshme që Bajrami t’i reagojë Muratit për pretendimet e tij./Express/