Agjenda e zyrtarit të SHBA që dje erdhi në Kosovë, Presidenca njofton se takimi me Osmanin mbahet në ora 15:00 - Gazeta Express
string(108) "agjenda-e-zyrtarit-te-shba-qe-dje-erdhi-ne-kosove-presidenca-njofton-se-takimi-me-osmanin-mbahet-ne-ora-1500"

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 9:22

Agjenda e zyrtarit të SHBA që dje erdhi në Kosovë, Presidenca njofton se takimi me Osmanin mbahet në ora 15:00

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 9:22

Zëvendësndihmës Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, David A. Baker, që dje erdhi për vizitë zyrtare në Kosovë, do të pritet sot nga presidentja Vjosa Osmani në Presidencë nga ora 15:00.

“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-ve, David A. Baker”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidenca tha se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Për ardhjen e Baker dje njoftoi ambasada amerikane, e cila tha se ai u prit nga e ngarkuara me punë Anu Prattipati.

Ambasada dje bëri të ditur se ai do të ketë takime me zyrtarë të Kosovës dhe se tema e diskutimeve do të jetë bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

“Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Baker pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, ku do të diskutohen aspektet e bashkëpunimit të vazhdueshëm në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, tha dje ambasada.

Përveç Osmanit në takim amerikanin do ta presë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,  me ceremoni zyrtare në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 16:00./Express/