Gjendja e pikave kufitare, te Dheu i Bardhë pritjet shkojnë deri në dy orë për të hyrë në Kosovë - Gazeta Express
string(95) "gjendja-e-pikave-kufitare-te-dheu-i-bardhe-pritjet-shkojne-deri-ne-dy-ore-per-te-hyre-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 8:03

Gjendja e pikave kufitare, te Dheu i Bardhë pritjet shkojnë deri në dy orë për të hyrë në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 8:03

Deri në dy orë pritje për të hyrë në Kosovë është regjistruar mëngjesin e sotëm përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë.

Ndërkohë, për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike, pritjet shkojnë deri në gjysmë ore.

Aktualisht nuk ka shumë kolona nëpër pikat kufitare tjera të Kosovës dhe më e ngarkuara, sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, është ajo te Dheu i Bardhë.

Në Merdarë pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 10-15 minuta./Express/