Presidenti i klubit shqiptar nuk e përqafon në zhveshtore, por e thërret në tribunë ‘heroin’ kosovar - Gazeta Express
string(97) "presidenti-i-klubit-shqiptar-nuk-e-perqafon-ne-zhveshtore-por-e-therret-ne-tribune-heroin-kosovar"

Sport

Gazeta Express

01/08/2025 19:00

Presidenti i klubit shqiptar nuk e përqafon në zhveshtore, por e thërret në tribunë ‘heroin’ kosovar

Sport

Gazeta Express

01/08/2025 19:00

Gazetari i mirënjohur shqiptar, Artan Hoxha ka bërë me dije një detaj interesant nga ndeshja e mbrëmshme e Dinamo Cityt në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja barazoi mbrëmë në “Elbasan Arena” me Atletic Escaldes 1-1, por shkoi tutje pas fitores 2-1 në Andorrë para një jave.

Lojtari më i mirë i këtyre dy ndeshjeve ishte lojtari nga Kosova, Baton Zabërgja.

Zabërgja në ndeshjen e parë pos që asistoi, edhe shënoi një gol në takimin e luajtur në Andorrë.

I njëjti shënoi edhe në ndeshjen e mbrëmshe, duke bërë të mundur që Dinamo të kalojë tutje.

Pas ndeshjes, Artan Hoxha raporton se presidenti i këtij klubi, Ardian Bardhi nuk e ka përqafuar fare Baton Zabërgjën në zhveshtore.

Një gjë të tillë ai thotë se e ka bërë vetëm kur kanë dalë në publik, në zonën VIP të stadiumit.

Në ndeshjen e ardhshme, Dinamo City e Baton Zabërgja luajnë ndaj Hajduk Splitit.

Ndërkohë, Zabërgja do të transferohet te Metalist 1925 në Ukrainë, posa ta përfundojë aventurën europiane me klubin e tij, Dinamo City./GazetaExpress/